Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Guvernatorët sfidojnë Trump: Nuk do respektojmë urdhërat për rihapjen e ekonomisë
Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.
"Nëse (Presidenti Trump) me jep urdhër për të rihapur ekonominë në ndonjë formë që vë në rrezik banorët në shtetin tim, nuk do ta bëj. Do të ndesheshim me një interpretim kushtetues për autoritetin federal dhe atë shtetëror. Do të përfundonim në gjykatë,” tha Guvernatori Cuomo për CNN.
Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë së shpejti vendimet që ka marrë lidhur me distancimin social. Presidenti do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.
“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.
“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudloë.
Në komentet që bëri të hënën në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “vendimi është në dorë të tij” kur u pyet nga Zëri i Amerikës nëse grupe shtetesh mund të krijojnë planet e tyre dhe të sfidojnë autoritetin e presidentit për të deklaruar rihapjen e ekonomisë në një kohë kur nuk është vënë nën kontroll epidemia e koronavirusit.
“Nuk bëjnë dot asgjë pa miratimin e presidentit të SHBA,” deklaroi Trump.
Presidenti këmbëngul se një numër kompetencash të specifikuara në Kushtetutën amerikane mbështesin deklaratat e tij, duke shtuar se “ai që është president i Shteteve të Bashkuara, ka autoritet total”.
Dy republikanë me peshë mendojnë ndryshe
“Qeveria federale nuk ka autoritet absolut,” shkruante në Twitter Senatorja nga Uajoming, Liz Cheney.
Senatori nga Florida, Marco Rubio reagoi duke thënë “Si dhe kur do të modifikohet distancimi social duhet dhe do të vendoset nga guvernatorët”.
Ai shtoi se udhëzimet e nxjerra nga “qeveria federale dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të ndikojnë tek vendim-marrja. Por Kushtetuta dhe logjika e shëndoshë kërkojnë që këto vendime të merren në nivel shtetëror”.
Në bazë të Kushtetutës amerikane, nuk specifikohet se cilat kompetenca rezervohen për shtetet, jashtë autoritetit federal.
Presidenti ka thënë se së shpejti do të vendosë se kur do të rihapë aktivitetin ekonomik në një kohë që 42 nga 50 guvernatorët amerikanë kanë shpallur masa që kufizojnë lëvizjen e lirë.
Presidenti po analizon mundësinë e rihapjes së pjesshme apo të plotë më 1 maj.
Zoti Cuomo dhe pesë guvernatorë të tjerë të shteteve verilindore zhvilluan një bisedë telefonike ku vendosën se të martën do të fillonin diskutimet për një plan rajonal për rihapjen e ekonomive të tyre.
Vendimi duhet të merret nga guvernatorët, pasi në këtë situatë ata “kanë treguar udhëheqje të vërtetë” duke punuar për të mbajtur popullatat e tyre të sigurta, tha Guvernatorja e Roud Ajlendit, Gina Raimondo.
Të hënën guvernatorët e Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë njoftuan se po ndjekin një metodë të ngjashme.
Së bashku këto dy grupe shtetesh përfaqësojnë 100 milionë amerikanë, afro 1/3 e popullsisë së vendit. Një ekip specialistësh të shëndetit publik mblidhet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar publikisht masat që janë marrë në përgjigje të koronavirusit. Pritet që së shpejti të njoftohet krijimi i një ekipi të ri që do të fillojë të mblidhet pas dyerve të mbyllura për të diskutuar mënyrat për rihapjen e ekonomisë amerikane.
Ky këshill që nuk do të përfshijë zyrtarë të shëndetësisë, ka të ngjarë të nxjerrë zbuluar tensionet ekzistuese mes zyrtarëve të ekonomisë dhe atyre të shëndetit publik lidhur me momentin e duhur për rihapjen e ekonomisë ndërkohë që specialistët paralajmërojnë se rihapja para kohe mund të acarojë epideminë.
Presidenti Trump tha lidhur me këshillin e ri se “do të ofrojë këshilla të mira, por gjithsesi do të përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm. Por gjithashtu, duam që të rihapim ekonominë”.
Disa ekspertë dhe pjesëmarrës në këshilla të tjerë të organizuar nga presidenti në të kaluarën, shprehën shqetësimin se Presidenti Trump mund të mos jetë i hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe të vërtetave të vështira në këtë realitet.
Në ekip pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, Sekretari i Tregtisë, Ëilbur Ross, Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Ben Carson dhe këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett dhe Larry Kudlow. Shefi i ri i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës pritet të kryesojë punën e këshillit./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38