Flash News

KRYESORE

Guvernatori akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij

Guvernatori akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij

Guvernatori kenian, Okoth Obado akuzohet për dhënien e ndihmës dhe inkurajimin e vrasjes brutale të ish të dashurës së tij.  Guvernatori u arrestua pasi trupi i Sharon Otieno, një studente shtatzënë, u gjet në një pyll, shkruajnë mediat e huaja.

Autopsia zbuloi se 26-vjeçarja ishte përdhunuar dhe goditur me thikë 8 herë në qafë, bark dhe shpinë. Ajo humbi fëmijën gjatë sulmit.

Obado, guvernatori i Migori County, është në paraburgim dhe po pret rezultatin e aplikimit për lirim me kusht të martën.

Kryeprokurori i Kenias, Noodin Haji tha se ka ngritur akuza ndaj dy ndihmësve të guvernatorit, njëri për vrasje dhe tjetëri për ndihmë dhe inkurajimin e vrasjes.

"Sharoni dhe foshnja e saj e palindur humbën jetën e tyre në një mënyrë të frikshme dhe të tmerrshme në duart e vrasësve të saj. Për këtë arsye po sigurohemi që të gjithë autorët e veprës së neveristshme të dalin para ligjit," tha kryeprokurori.

Të fundit