Flash News

KRYESORE

Guvernatori Sejko: Do blejmë valutë për të shmangur rënien e euros

Guvernatori Sejko: Do blejmë valutë për të shmangur

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërhyjë në treg për të shmangur rënien e mëtejshme të euros. Guvernatori Gent Sejko, është shprehur se Banka e Shqipërisë do të blejë valutë për të ndal rënien e euros.

Sejko bëri të ditur gjithashtu se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%.

“Kursi i këmbimit në Shqipëri është i lirë që varet nga kërkesa dhe oferta. Ka pasur një rritje e sasisë së euros, e cila ka qenë konstante që prej vitit 2015, e cila ka ardhur si një rritje e pritshmërisë së agjentëve. Kjo ka shtyrë kursin e këmbimit për të pasur një mbiçmim. Kjo ka dalë jashtë parametrave normal dhe na ka detyruar të ndërmarrim operacione për të ndërhyrë në treg. Do të blejmë valutë për të shmangur rënien e euros. Banka e Shqipërisë ka kritere për ndërhyrje, ne nuk kemi ndërhyrë për efekt të kursit të këmbimit, por për ta parandaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori Sejko.

Të fundit