Flash News

KRYESORE

Guximi i ekspertit italian: PS mund të arrijë në 75 mandate. Replikon Afrim Krasniqi: A e njeh sistemin tonë?

Guximi i ekspertit italian: PS mund të arrijë në 75 mandate.

Eksperti i “IPR Marketing”, Antonio Noto ka habitur të pranishmit në studion e “Ora News”, kur deklaroi se Partia Socialiste mund të arrijë deri në 75 mandate. Noto theksoi se kjo ishte një bindje personale, i nisur nga sondazhi i zhvilluar sot në Tiranë, por nuk kishte matje për të gjitha qarqet.

Pas deklaratës së Notos, ka replikuar menjëherë eksperti shqiptar, Afrim Krasniqi, i cili vuri në dyshim nëse italiani ishte në dijeni të sistemit elektoral në vendin tonë pasi votat në rang kombëtar jo gjithmonë kthehen në mandate, kjo bazuar edhe në përqindjet e sondazhit.

Edhe juristi Ylli Manjani e konsideroi jo profesionale deklaratën e Antonio Notos, pasi një rezultat i tillë është pothuajse i pamundur.

Të fundit