Flash News

KRYESORE

Gylen reagon për ekstradimin e 6 mbështetësve të tij nga Kosova: Banditët po rrëmbejnë njerëz

Gylen reagon për ekstradimin e 6 mbështetësve të tij nga

Kleriku Fethullah Gylen ka reaguar sot për herë të parë për arrestimin dhe depërtimin e gjashtë mbështetësve të tij në Kosovë, duke e quajtur këtë një veprim banditesk.

Në intervistën e publikuar nga “Aksam”, Gylen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.

“Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund t’i duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është rrëmbimi në Pakistan, banditizëm i pastër. Në Mianmar është banditizëm i pastër. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gylen.

Imami mysliman është personi kryesor i akuzuar nga Turqia për organizimin e grusht-shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016, por SHBA nuk ka pranuar ta ekstradojë në Turqi Gylenin, pasi nuk është bindur në provat e dërguara nga Turqia për përfshirjen e tij në grushtin e shtetit.

Të fundit