Flash News

KRYESORE

Habilajt dalin para trupit gjykues, gazetari italian jep detaje nga seanca 3 orëshe. Po Tahiri?

Habilajt dalin para trupit gjykues, gazetari italian jep detaje nga seanca 3

Ditën e sotme  kanë dalë para trupit gjykues në Itali, të arrestuarit e bandës Habilaj.

Në një lidhje direkte për News 24 gazetari italian Mario De Luca ka dhënë detaje rreth seancës tre orëshe.

I pyetur nga gazetarët nëse është përmendur emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gazetari është shprehur se nuk dihet nëse grupi është pyetur rreth tij, por që për disa orë do të ketë detaje.

Sa i përket seancës së nesërme, gazetari u shpreh, “Nesër në orën 3 pasdite do të fillojë procesi. Moisi Habilaj është i dyshuari kryesor. 14 persona do të paraqitetn në seancë. Ajo e nesërmja quhet seancë kalimtare.

Kujtojmë që  dhe ditën e djeshme është zhvilluar një seancë për Habilat.

Të fundit