Flash News

KRYESORE

Habit deputeti i PS: Pronat e sekuestruara të krimit të vihen në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti

Habit deputeti i PS: Pronat e sekuestruara të krimit të vihen në

Deputeti i PS, Ervin Bushati bëri një deklaratë të pazakontë sot gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, teksa diskutohej shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”.

Duke theksuar se krimi në vend ka marrë përmasa të mëdha, Bushati tha se pas sekuestrimit nga krimi pasuritë e tyre të vihen në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj t’i themi “jo”. Sekuestrimi i pronave të krimit, nuk është shpronësim, por duhet të shihet si rishpërndarje. Pasi këta njerëz kanë marrë në kurriz të shoqërisë këto prona dhe ato duhet t’i kthehen qytetarëve.

Kjo që po flasim nuk është diçka që po ndodh tek cepi i lagjes, por këto vlera, janë më shumë se dëmet e vet tërmetit. Ca të keqe do kishte sikur këto prona të viheshin në dispozicion për ata banorë që nuk kanë shtëpi pasi iu shkatërruan banesat nga tërmeti. Krimi sjell vrasje”, u shpreh deputeti Bushati.

Të fundit