Flash News

KRYESORE

Habit Jurgen Klopp: Nuk e di çfarë do ndodhë, ndoshta tërhiqem

Habit Jurgen Klopp: Nuk e di çfarë do ndodhë, ndoshta

Jurgen Klopp gjithnjë të befason me deklaratat që bën. Pak ditë më parë ai fitoi me Liverpool-in Superkupën e Evropës, ndërkohë që sipas tabloidit anglez “The Mirror”, nuk e përjashton mundësinë e largimit nga futbolli pas 2 apo 3 vitesh. Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52-vjeç, Klopp në u shpreh se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“ Në radhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani. Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”, u shpreh ai.

Sigurisht që tifozëve të Liverpool-it nuk i kanë pritur aspak mriz këto fjalë.

Të fundit