Flash News

KRYESORE

Habit kapiteni i Juves: Ishta tifoz i Milanit, më pas u bëra... i zgjuar!

Habit kapiteni i Juves: Ishta tifoz i Milanit, më pas u bëra... i

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka qenë i ftuar në një emision fëmijësh të vegjël. Ai është pyetur në lidhje me karrierën e tij dhe ekipet që bënte tifo kur ishte i vogël.

"I vogël isha tifoz me Milanin, për fat të keq. Më pas, u përmirësova, duke u rritur u bëra edhe më i mençur. Maldini ishte i preferuari im. Kam një vëlla binjak, ai ishte juventin dhe doja një tjetër ekip për të qenë rivalë, ndaj u bëra me Milanin, por imagjinoni se si u ndje ai kur në moshën 20 vjeç më bleu Juventusi. U dashurova me këtë fanellë dhe histori, saqë sot nuk një tjetër juventin në botë më shumë se sa unë!.

"Sulmuesi më i vështirë? "Hiq Messi dhe Ronaldo, që janë jashtëtokësorë, Ibrahimovic është ai që më ka vënë në vështirësi. E kam pasur edhe shok ekipi. Forcë fizike, shpejtësi, teknikë, personalitet".

Të fundit