Flash News

KRYESORE

Habit Kryebashkiaku i Ramës, fton Lulzim Bashën për kafe: Hajde në zyrë

Habit Kryebashkiaku i Ramës, fton Lulzim  Bashën për kafe: Hajde

Kryebashkiaku i Kamzës,  Rakip Suli, ka ftuar sot Kryetarin e Partisë  Demokratike, Lulzim Basha, për një kafe në zyrën e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Suli njofton se pas vizitës që z. Basha ka bërë në qytetin që ai drejton, është i mirëpritur për një bisedë në zyrat e bashkisë.

“Jam i gatshëm ta mirëpres Z. Basha për shqetësimet që mund të ketë dhe t'i shpreh angazhimin tim për zgjidhje. E siguroj që Bashkia Kamëz është vetëm në shërbim të interesave të qytetarëve. Basha ka një Mea culpa ndaj Kamzës që gjithë këto vite e la pa zhvillimin që meriton, shkruan kryebashkiaku i Kamzës, teksa publikon edhe ftesës për Bashën:

“Përshëndetje z. Basha, mora informacion që jeni në territorin e Bashkisë Kamëz. Ju ftoj për një kafe në zyrë për t’ju informuar për çdo gjë që ju shqetëson. Kryetari Bashkisë Kamëz, Rakip Suli”.

Të fundit