Flash News

KRYESORE

Habit OSBE, për Maqedoninë e Veriut mbështet vetërregullimin, për Shqipërinë paketën anti-shpifje

Habit OSBE, për Maqedoninë e Veriut mbështet

Kur bëhet fjalë pë mediat, OSBE ose shfaq paqëndrueshmëri në gjykimin saj ose është më dy standarde. Kjo sepse zyrtari i saj habiti jo pak me qëndrimin që mbajti sot për median në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh pro vetërregullimit.

Kurse në Shqipëri, zyrtari i saj Harlem Désir deklaroi se punoi me qeverinë për ta përpiluar ligjin e medias sipas standardeve ndërkombëtare, pra e mbështet.

Një qëndrim i çuditshëm, dhe të bën të mendosh se kjo organizatë shfaq dy standarte.

Deklarata e OSBE për Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu mbështetjen e tij për vetërregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut.

"Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave," tha Désir.

Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, ndër të tjera, financimit transparent; angazhimin e mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve; dhe publikimi i vendimeve nga Këshilli i Etikës së Medias.

Shpresoj që kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut të jetë e dobishme për platformat e mediave online, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,".

Ndërsa qëndrimin e OSBE për Shqipërinë mund ta lexoni këtu.

Të fundit