Flash News

KRYESORE

Habit presidenti i vendit të fuqishëm: Kush ka më shumë se 3 fëmijë do përgjigjet para Zotit

Habit presidenti i vendit të fuqishëm: Kush ka më shumë se 3

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi ka habitur me deklarata e bëra lidhur me rritjen e natalitetit në vend. El Sisi është shprehur se ata prindër që bëjnë më shumë se tre fëmijë do të përgjigjen përpara Zotit, pasi shumica e tyre nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë.

“Shohim disa njerëz që kanë edhe nga katër fëmijë. Nuk kanë madje as për ushqim. Këta njerëz do të përgjigjen para Zotit, sepse kanë bërë padrejtësi ndaj fëmijëve të tyre”, ka deklaruar El Sisi.

Por kjo deklaratë e presidentin bëhet për shkak të shqetësimit që vjen nga rritja e shpejtë e popullsisë në Egjipt, ndërkohë që Perëndimi po vuan nga plakja. El Sisi ka arritur deri aty sa e ka konsideruar natalitetin rrezik të njëjtë me terrorizmin.

“Ata që do të kenë më shumë se tre fëmijë, do të përgjigjen para Zotit. Nataliteti në Egjipt paraqet rrezik, në masën më të vogël sa edhe terrorizmi”, ka thënë El-Sisi.

Ministri i Shëndetësisë i Egjiptit, Ahmed Emad Eldin Rady, në fjalimin e tij në konferencë tha se numri i banorëve të Egjiptit deri në vitin 2030 mund të arrijë në 120 milionë.

“Nëse shkalla e natalitetit në Egjipt vazhdon me këtë ritëm, numri i banorëve në vendin tonë deri në vitin 2030 do të jetë rreth 120 milionë”, tha Rady.

Sipas të dhënave nga muaji prill i vitit 2017, popullsia e Egjiptit arrin në 100 milionë banorë.

Të fundit