Flash News

KRYESORE

Hahn “eliminon” Shqipërinë: Besoj se Maqedonia e Veriut merr dritën jeshile të BE-së para verës

Hahn “eliminon” Shqipërinë: Besoj se Maqedonia e Veriut

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka kërkuar hapjen e negociatave me Maqedoninë  e Veriut.

Duke mos përmendur rastin e Shqipërisë, Hahn është shprehur optimist në një postim në Twiter se Maqedonia e Veriut merr para verës dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut ka premtuar të ndjekë rrugën e saj Euroatlantike si objektiv strategjik kombëtar. Vendi është i angazhuar në procesin e pranimit të NATO-s dhe në qershor Këshilli i BE-së përcaktoi rrugën për tërheqjen e negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Janë ofruar reformat e kërkuara dhe shumë më tepër !: qasje gjithëpërfshirëse f. transformim shoqëror, zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale. Kam besim se # Maqedonia e Veriut do të marrë dritën jeshile të BE-së para kësaj vere!

Hapja e negociatave për anëtarësim me # NorthMacedonia është më shumë sesa thjesht një çështje e kredibilitetit të BE-së”, shkruan Hahn.

Pak ditë më parë, zyrtari i lartë i BE shkruante se “nuk do të ishte e drejtë nëse duhej të priste për të tjerët që kanë mbetur prapa”.

Të fundit