Flash News

KRYESORE

Hahn flet për ndryshim kufijsh në paktin Shqipëri-Greqi? Rama: Ka tradhtarë në dy anët  

Hahn flet për ndryshim kufijsh në paktin Shqipëri-Greqi? Rama: Ka

Komisioneri Johanes Hahn dhe kryeministri Edi Rama kanë sqaruar në një konferencë të përbashkët progresin e marrëveshjes kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të pyetur nga gazetarja spanjolle se cili është komenti i tij pasi është përfolur për ndryshime kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama ka sqaruar se ka tradhtar në të dyja palët, por negociatat kanë avancuar, ndërsa Hahn e hodhi poshtë si mundësi.

“ Situata siç e shohim ne të gjithë, është tradhtuar në dy anë, në qeverinë greke e shqiptare. Nëse dy palët tradhtojnë vendet e tyre, në fakt e vërteta është së dy palët gjejnë zgjidhje në interesa më të mira të popujve të tyre.

Kemi bërë mjaft progres. Ajo që duam është të transformojmë në një dinamik për të ardhmen. Për të kaluar në një histori që ka qenë pengesë në politikën e brendshme, apo hijet e të kaluarës kanë dalë gjithnjë në sfond për historinë strategjike me Greqinë.  Rezultate kur të finalizohet, kushdo që akuzon për tradhti nga dyja palët do turpërohet nga opinioni publik”, u shpreh Rama, ndërsa nga ana tjetër Hahn ka sqaruar se fjala e tij është keqkuptuar, ndërsa tha se në BE nuk mund të përfshihen vendet që janë në konflikte fqinjësie.

“ Në strategjinë e përbashkët, BE nuk do pranojë vendet me konflikte të pazgjidhura me fqinjët. Ka përshpejtuar negociatat në disa vende, zgjidhja e emrit në Maqedoni, apo marrëveshja e Maqedonisë me Bullgarinë. Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral. Preferoj të mos bëj ndonjë koment tjetër. Ka patur keqkuptime kur kam folur për ndryshimet e kufijve, ka patur të bëjë vetëm sqarim me vijën kombëtare dhe jam i bindur se pas dy javësh gjithçka mund të bëhet”, tha Hahn.

Të fundit