Flash News

KRYESORE

Hahn: Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Hahn: Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave me

Kreu i Komisionit për Zgjerimin, Johannes Hahn ka shprehur bindjen se institucioni i drejtuar prej tij, do të rekomandojë hapje e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në fund të muajit maj. Hahn theksoi se një propozim i tillë do të bëhet edhe për Maqedoninë e Veriut, raporton 'Handelsblatt'.

Sa i përket Shqipërisë, Hahn thotë se vendi e ka merituar fillimin e negociatave për shkak të reformave të brendshme, veçanërisht reformës së gjyqësorit, por që gjithashtu duhet të trajtojë më tej problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përpara se ky vendim i Komisionit të finalizohet, Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dështuar dy herë të bindë vendet anëtare që të hapin negociatat, edhe pse propozimi nga Komisioni ka qenë pozitiv. Shumë prej shteteve të BE-së kërkojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të fundit