Flash News

KRYESORE

Hahn mbështet protestat (jo të dhunshme) dhe i drejtohet politikanëve: Mos prisni arbitrim nga BE

Hahn mbështet protestat (jo të dhunshme) dhe i drejtohet

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka shprehur mbështetjen për të drejtën e protestës dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor, por dënoi të gjitha format e dhunës si të papranueshme.

“Ka njerëz që duan që ne të detyrojmë vendosjen e sundimit të ligjit me idenë se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet”, u shpreh Hahn për gazetarët, pas një takimi me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Hahn shtoi: “Rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente. Kjo është ajo që ne mbështesim, por besimi se ne duhet të arbitrojmë, të themi se kush është i mirë dhe i keq, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vijë në pushtet nuk është aspak pikëpamja jonë.”

Të fundit