Flash News

KRYESORE

Hahn mirëpret votën pro të Bundestagut: Shtysë për reformat në Ballkanin Perëndimor

Komisioneri i BE-së për “Negociatat për zgjerim dhe fqinjësinë evropiane” Johannes Hahn e cilëson një lajm mjaft pozitiv, votimin pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE.

‏Në Twitter ai shkroi se mendon se kjo do të ndikojë edhe në shkuarjen më tej të reformave në të dy vendet.

”E mirëpres shumë votën në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ën tetor. Pranimi i progresit konkret është thelbësor si shtysë për reformat në Ballkanin perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së”, shkroi Hahn.

Të fundit