Flash News

KRYESORE

Hahn në Athinë: Ballkani është enklavë e BE-së, por zgjerimi nuk është një drekë falas

Hahn në Athinë: Ballkani është enklavë e BE-së,

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka marrë pjesë në aktivitetin e “Hellenic Foundation for European and Foreign Policy”, i organizuar në Athinë, ku ka folur për rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hahn theksoi se Ballkani është tashmë enklavë e BE-së dhe prandaj nevojitet të veprohet në mënyrë të koordinuar për shumë çështje.

“Tërheqja e rajonit në BE është interesi ynë strategjik. Por zgjerimi nuk është një drekë falas. Kushtet janë të qarta. Kandidatët duhet të ecin në bisedime dhe në reforma me vendosmëri më të madhe, të zgjidhin menjëherë çështjet dypalëshe. Rajoni i Ballkanit është tashmë enklavë e BE-së. Është e nevojshme të veprojmë në mënyrë të koordinuar. Lidhshmëria është çelësi për të krijuar stabilitet dhe zhvillim. Forcimi i lidhjeve ekonomike forcon gjithashtu sundimin e ligjit”, është shprehur Hahn.

Të fundit