Flash News

KRYESORE

Hahn në PE: Zhgënjim për moshapjen e negociatave, qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hahn në PE: Zhgënjim për moshapjen e negociatave,

Në seancën e Parlamentit Evropian të mbajtur në mbrëmjen e sotme u shpreh zhgënjimi për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri i BE-së për negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë Evropiane , Johanes Hahn kërkoi që unioni të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan

“Udhëheqësit e BE-së nuk e mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën evropiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer” ishte qëndrimi i shumicës së deputetëve ndërsa ata shtuan se dy shtetet ballkanike kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Angazhimi ynë për perspektivën evropianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer", tha Hahn.

Të fundit