Flash News

KRYESORE

Hahn në Serbi pas strategjisë së zgjerimit: Kosova kusht për hapjen e negociatave me BE-në

Hahn në Serbi pas strategjisë së zgjerimit: Kosova kusht për

 Serbisë duket se i janë “lidhur këmbët” dhe e kanë vendosur para përgjegjësisë, që nëse dëshiron të anëtarësohet në BE fillimisht duhet të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ky ka qenë mesazhi që ka përsëritur Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë vizitës së tij në Beograd pas publikimi të strategjisë së zgjerimit.

Në një kohë kur strategjia përcakton një afat deri në 2025-ën për Serbinë në mënyrë që të anëtarësohet, kushtet e vetme kanë mbetur vetëm përmbushja e  reformave dhe kushteve të domosdoshme. Gjatë vizitës në Beograd Hahn ka takuar dhe Vuçiç  ku i ka përmendur këtij të fundit se nuk duhet të importojë më konflikte të pazgjidhura mes vendeve të reja anëtare.

“Serbia duhet të përmbyllë dhe të zbatojë një marrëveshje detyruese ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet”, ishte mesazhi i qartë i tij.

Por nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e Kosovës si dhe të kufijve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku tha e me këto probleme Serbia ka një pengesë sa një mal në lidhje me negociatat me BE.

“Pengesat janë si Himalajet, por nuk do të ishim të parët që janë ngjitur në Malin Everest”, tha presidenti serb.

Të fundit