Flash News

KRYESORE

Hahn pret në takim ambasadorin Soreca, stabiliteti në Shqipëri mbetet prioritet për Brukselin

Hahn pret në takim ambasadorin Soreca, stabiliteti në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka pritur në takim ambasadorin Luigi Soreca, përpara raportit që do të publikohet për Shqipërinë. Hahn është sprehur se partitë politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë të rëndësishme.

“I lumtur që fola me njeriun tonë në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca, përpara raportit të zgjerimit të Komisionit Evropian. E rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë të rëndësishme, në interes të qytetarëve të tyre”, shprehet Hahn.

Johannes Hahn e ka vendosur sërish theksin se te nevoja e stabilitetit, ndërkohë që opozita që ka djegur mandatet e deputetëve, ka kritikuar qasjen e Brukselit për të vendosur stabilitetin përpara demokracisë në Shqipëri.

Të fundit