Flash News

KRYESORE

Hahn shuan shpresat: BE nuk e mbajti fjalën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zhgënjyese!

Hahn shuan shpresat: BE nuk e mbajti fjalën për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimi të Bashkimin Europian, Johanes Hahn konfirmon dështimin e takimit të liderëve të BE, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në një status në twitter, Hahn njofton se liderët e BE nuk ranë dakord në samitin dyditor në Bruksel, duke e cilësuar një zhgënjimi ekstrem refuzimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit e BE nuk e mbajtën fjalën për të hapur negociatat hyrëse me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar u angazhuan për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e ballkanas”, shkruan Hahn, duke shtuar se "siç u tha tashmë në Luksemburg, ky nuk është një moment lavdie për BE. Refuzimi i pranimit të progresit të provuar do të ketë pasoja negative, duke përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE".

Të fundit