Flash News

KRYESORE

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber drejt divorcit, këngëtari në depresion

Justin Bieber siç duket po kalon një periudhë depresioni. Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldëin kanë shfaqur problemet e tyre në publik.

Këngëtari dhe modelja janë fotografuar ndërsa bisedojnë shumë të tensionuar në një park në plazhin Laguna të Kalifornisë. Të sapomartuarit debatuan ndërsa ishin ulur nën rrezet e diellit. Disa herë Justin largohet duke mbuluar fytyrën me dëshpërim.

Ndërsa 22-vjeçarja, me të cilën këngëtari u fejua pesë muaj më parë, duket se ngushëllon partnerin derisa shpreh shenja acarimi dhe trishtimi.

Modelja dhe 25-vjeçari u martuan shtatorin e kaluar në një ceremoni civile në Manhattan, por planet e çiftit për një ceremoni fetare fetare para familjes dhe miqve janë shtyrë pasi Justin po lufton me probleme të shëndetit mendor.

Sipas burimeve pranë tyre, kriza do i ccojë drejt divorcit, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit