Flash News

KRYESORE

Hajdaraga shfaqi shqetësime kur ndodhej në pikën doganore të Qafë Thanës, u transportua në spitalin e Strugës pastaj në QSUT

Hajdaraga shfaqi shqetësime kur ndodhej në pikën doganore të

Ish-ministri, Luan Hajdaraga u transportua pasditen e sotme me urgjencë në QSUT për shkak të një ishemie në tru. Politiko.al ka mësuar se Hajdaraga ka shfaqur shqetësime me shëndetin paraditen e së premtes teksa ndodhej në pikën doganore të Qafë Thanës.

Pas shqetësimeve që ka shfaqur, në orën 10:45, ish-ministri është dërguar me urgjencë në spitalin e Ohrit dhe më pas në Strugë. Prej këtej ai është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Mësohet gjithashtu se Hajdaraga ndodhej në Maqedoni pasi jep mësim në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës./Politiko.al

Të fundit