Flash News

KRYESORE

Hajdari "braktis" grupin e Murrizit, konfirmon lëvizjen e re politike me Nismën Thurje

Hajdari "braktis" grupin e Murrizit, konfirmon lëvizjen e re

Rudina Hajdari do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje” duke mos iu bashkuar grupit të Myslym Murrizit.

Pas pushimeve në SHBA, Rudina Hajdari ka konfirmuar se i është bashkuar Nismës Thurje për të filluar një lëvizje të re politike.

Në një prononcim për mediat, Hajdari u shpreh se kjo lëvizje e re politike konsiston në një projekt të ri së bashku me qytetarë, intelektualë, studentë dhe personazhe nga diaspora.

Teksa ka akuzuar klasën aktuale politike se është e dështuar, ajo ka ftuar t’i bashkohen të gjithë ata që besojnë se vendit i duhet ndryshim.

“Jemi një grup qytetarësh, intelektualësh, studentë, personazhe nga diaspora etj, të cilët kemi vendosur të bëhemi bashkë në një projekt politik duke ftuar sigurisht edhe të gjithe ata që besojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Klasa aktuale politike ka dështuar”, tha Hajdari.

Kujtojmë se sot Hajdari do të takohet me presidentin Meta për të diskutuar datën e zgjedhjeve elektorale, ne orën 17:30.

Të fundit