Flash News

KRYESORE

Hajdari del nga Këshilli Politik: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’i shqitet Lulit, Basha mban vagonin e partiçkave

Hajdari del nga Këshilli Politik: Rama do të mbajë tepsinë,

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë nga mbledhje e rinisur sërish pas 6 javësh për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor të Këshillit Politik dhe tha se shqetësimi i saj i vetëm mbeten listat e hapura 100% dhe propozimi për korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Sipas saj sërish nuk pati dialog, ndërsa ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit Rama, dhe dy përfaqësuesve të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

“ U thashë të ruajmë listat e hapura duke përdor mekanzimin me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Në fund të rezultatit i japim përparësi grave dhe duke korrektuar përbërjen e parlamentit e duke ruajtur kuotën gjinore.

Në këtë këshill kemi një problem të vetëm, sot ishte e qartë: Rama do mbajë tepsinë e vet, Mona nuk do t’i shqitet Lulit, Luli do mbajë vagonin e partiçkave.

Shqetësimi im do u mbeten listat e hapura 100% dhe do kërkoj qartësim për votën e diasporës pasi nuk ka qëndrim të qartë”, tha Hajdari.

Mbledhja e sotme u fokusua në diskutimin mbi listat e hapura, 100% ose 1/3, çështjen e koalicioneve që opozita jashtëparlamentare ka mbajtur një qëndrim kategorik kundër dhe përcaktimin e pragut elektoral.

Të fundit