Flash News

KRYESORE

Hajdari flet për një marrëveshje Rama-Basha dhe kritikon lidershipin e djathtë: Deri tani duhet të ishte dorëhequr dy herë

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari në një postim në Facebook kritikon liderët e palëve politike. ‘U duhet një shkollë politike’, shkruan Hajdari e cila më tej vijon se ‘asnjë marrëveshje nuk mund ta shpëtojë opozitën parlamentare’.

Duke folur për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, Hajdari kritikon këtë të fundit, që sipas saj duhej të ishte dorëhequr dy herë deri më tani.

Postimi i Hajdarit

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

Të fundit