All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Hajdari gati të regjistrojë partinë e re në Gjykatë, grupi në Parlament nuk i jep mbështetje

Hajdari gati të regjistrojë partinë e re në Gjykatë,
All - Paragraf - 1

Deputetja Rudina Hajdari pritet të zyrtarizojë këtë të martë krijimin e një force të re politike, ndonëse nuk ka marrë mbështetjen e Grupit Parlamentar që ajo drejton në Parlament.

All - Paragraf - 3

Sipas gazetës Panorama, bashkëpunëtorët e deputetes Hajdari janë drejt përfundimit të gjithë dokumentet ligjore për regjistrimin në Gjykatë të forcës së re e për t’i hapur rrugë regjistrimit më pas në KQZ.

Pavarësisht se “Bindja Demokratike” është gati të regjistrohet ligjërisht, pengesa më e madhe e Hajdarit duket se do të jetë mbështetja e anëtarëve, të cilët mohojnë se do të jenë pjesë e subjektit të ri politik.

Deputeti Myslym Murrizi deklaron se nëse Rudina Hajdari do të largohet nga grupi parlamentar, pjesë e tij do të jenë përfaqësues të rinj që do të hyjnë në parlament. “Grupi Parlamentar Demokrat” do të vazhdojë ekzistencën e tij, pavarësisht vendimeve të Hajdarit. Mua nuk më tërheq njeri prej hunde, i zgjedh vetë partitë ku shkoj”, sqaroi Murrizi.

Edhe deputeti Alban Zeneli konfirmon se grupi nuk ka autorizuar askënd për krijimin e një force të re politike.

“As nuk kemi autorizuar njeri për krijimin e një force të re politike, as të bisedojë me njeri tjetër veç nesh”, tha Zeneli.

Edhe deputetët Korab Lita dhe Halil Jakimi kanë mbajtur një qëndrim radikal lidhur me këtë çështje, ndërsa deputeti Arben Elezi deklaron se mbështet Hajdarin si kryetare grupi dhe lë të hapur çdo mundësi që do t’i jepet në vijim.

Të fundit