Flash News

KRYESORE

Hajdari i çon maskën në foltore, Rama “ngre flamurin e bardhë” me opozitën parlamentare: Murrizi i palodhur

Kryeministri Edi Rama sot u shfaq me maskë në fytyrë, ndërsa ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e tryre me detyrim në ambientet e mbyllura.

Ai kërkoi prej disa prje deputetëve të “pabindur” si Halit Valteri, Rudina Hajdari, që të vendosin maska, ndërsa iu përgjigj atyre që e kanë kritikuar se shfaqet pa maskë në publik.

“Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos kontaktimi me shtrëngim duarsh. Në mjedise të mbyllura maska është e detyrueshme, edhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vet. Zonja Hajdari s’po e bën akoma. Kuvendi t'ja vendose në dispozicion”, tha Rama, ndërsa Hajdari afrohet dhe i jep maskë kryeministrit në foltore.

“Unë e kam, faleminderit gjithsesi, është një flamur i bardhë paqeje mes nesh , që e mirëpres me shumë kënaqësi, por do më lejoni tju jap mesazh të gjithëve ju nga i palodhuri prej një tranzicioni të gjatë kur shpesh ka qenë viktimë i keqadministrimi zgjedhor Myslim Murrizi e deri te deputeti i fundit i opozitës parlamentare. Dua të filloj duke ju thënë se nuk mund ti merrni të gjitha”, tha Rama.

Kujtojmë se PS bashkë me opozitën parlamentare dy ditë më parë miratuan në parim ndryshimet kushtetuese për lista të hapura dhe heqje koalicionesh.

Të fundit