Flash News

KRYESORE

Hajdari i jep 10 min nga koha parlamentare, Balla: Rudina, drejtuese që di të ndajë interesin kombëtare mbi atë partiak

Hajdari i jep 10 min nga koha parlamentare, Balla: Rudina, drejtuese që di

“Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2019” ka qenë një pikë që Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare është treguar ‘zemërgjerë’, duke i dhënë nga koha e saj parlamentare 10 minuta kreut të Grupit të PS, Taulant Balla.

“Kohën në dispozicion 20 minuta do e marr vetëm 10 minuta dhe pjesën tjetër të fjalimit do ja lëmë zotit Balla”, tha Hajdari.

Ndërkohë, ndër të tjera, Balla në fjalën e tij e quajti “zonjën Hajdari si një drejtuese që di të ndajë interesin kombëtare mbi atë partiak. Nënvijëzoj se sa herë jepet mundësia të flas bashkëpunimi me opozitën parlamentare për integrimin nuk i ka munguar asnjëherë”, tha Balla.

Të fundit