Flash News

KRYESORE

Hajdari ju përgjigjet sulmeve ndaj opozitës parlamentare: Nëse nuk kemi rëndësi dhe vend hajde të ikim të gjithë

Hajdari ju përgjigjet sulmeve ndaj opozitës parlamentare: Nëse

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e kuvendit nënvizoi rëndësinë e listave të hapura. Ajo shprehu besim se Gjermania dhe BE do ta mbeshtesin Shqipërinë në këtë proces pasi do të thellonte demokracinë.

Ajo ju përgjigj edhe sulmeve ndaj opozitës parlamentare duke thënë se nëse kjo opozitë nuk ka vend dhe rëndësi le të largohet.

Hajdari i bëri thirrje Ramës të flasë realisht për çështjen në fjalë.

“Mbrëmë e informova raporterin e Shqipërisë sepse është e rëndësishme që Gjermania mos na lerë në baltë sepse i kemi shërbyer këtij vendi në momentet delikate duke qëndruar në parlamentin shqiptar. Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin për hapjen e listave, pasi do thellonte demokracinë. Kam besim te BE. Sepse kur ne qëndruam në parlament ata e mbështetën vendimin tonë.

Nëse opozita parlamentare nuk ka vend dhe rëndësi hajde ikim të gjithë. Nëse në kuvend votohet vota jonë duhet të dimë se ne kemi votat tona solemne dhe s’do i çojmë në interesa të ngushta të disa personave. Ata kanditatë që do luftojnë me ide dhe argumente.

Hapja e listave s’ është çështje e disa individëve. Sepse pa luftën tonë edhe të kryetarëve tanë, nuk ecet para. Sot kam një thirrje për Ramën të vijë në kuvend e të flasë realisht. Duhet ti hapim këto lista të plota 100 %. Unë besoj se Gjermania nuk do na i ktheje kurrizin”, tha Hajdari.

Të fundit