Flash News

KRYESORE

Hajdari ka një kusht për krijimin e partisë së re

Hajdari ka një kusht për krijimin e partisë së re

Deputetja Rudina Hajdari pranon se mund të krijojë një lëvizje të re politike, por vetëm nëse do të ndryshohet sistemi zgjedhor. “Formimi i një lëvizje te re politike, kerkon ndryshimin e sistemit. Ne nuk duam një  marrëveshje qe i zgjat jetën këtyre partive dhe nuk sjell asgjë produkt”, deklaroi Hajdari në emisionin ‘Real Story’, duke shtuar: "Do shikojmë situatën sepse Shqipërisë i duhet një alternativë e re. Do vijë nga ky parlament nga jashtë tij, kete nuk e di.”

Rreth një muaj më parë, Hajdari u përfol si themeluese e Bindjes Demokratike, por në fund tërhoq duke ia kaluar stafetën Astrtit Patozit.

Në shkurt, Hajdari theu vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve, duke qëndruar në parlament, çka solli përjashtimin e saj nga forca më e madhe në opozitë.

Të fundit