Flash News

KRYESORE

Hajdari kërkon sistem proporcional kombëtar: Abuzimet do jenë më të vështira

Hajdari kërkon sistem proporcional kombëtar: Abuzimet do jenë

Kryetarja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari mendon se sistemi zgjedhor duhet që të ndryshohet nga proporcional rajonal, në proporcional kombëtar, pasi me të dytin abuzimet kryhen më me vështirësi. Ajo shtoi se ky sistem gjithashtu dobëson fuqinë e kryetarëve të partive, që kanë mbytur demokracinë brenda partive.

“ Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se me këtë sistem që kemi sot është abuzuar, që prej vitit 2008 ku ka ndryshuar kushtetuta dhe janë bërë amendime në Kodin Zgjedhor, duke e bërë sistemin proporcional rajonal. Është abuzuar pasi kryetarët e partive nuk kanë zgjedhur njerëzit e duhur në favor të qytetarëve, por kanë zgjedhur parlamentar të cilët kanë qenë ‘bajraktarë’ të një zone të caktuar, dhe kanë zaptuar atë zonë duke favorizuar ata që kanë pasur mundësi më të mëdha ekonomike.

Ajo që dua të theksoj është se është më e vështirë të abuzohet në një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, në një sistem të tillë është më e vështirë të vidhet vota. Ajo që i duhet Shqipërisë sot, është zvogëlimi i fuqisë që sot kanë kryetarët e partive, të cilët kanë mbytur demokracinë brenda partive politike.”, tha Hajdari për Abc news.

Të fundit