Flash News

KRYESORE

Hajdari kritika të forta Bashës: Pse i rreshtove njerëzit në rrugë dhe nuk sigurove dot luftën kundër shit-blerjes së votës?

Hajdari kritika të forta Bashës: Pse i rreshtove njerëzit në

Deputetja Rudina Hajdari, pas mbledhjes së Këshillit Politik i bëri thirrje kryedemokratit Basha që të vijë në Këshillit Politik e të diskutojë për listat e hapura, dhe jo të dërgojë Gazment Bardhin pasi këtë e duan edhe shqiptarët. Ajo i kujtoi Bashës momentin kur braktisi parlamentin dhe e kritikoi  për faktin se “i rreshtoi njerëzit në rrugë por nuk siguroi dot luftën kundër shit-blejres së votës.”

“Dua ti bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare dhe Bashës që të mos rreshtojë demokratët në rresht me ata që duan lista të mbyllura. Nëse mendoni që në këtë këshill vihet për një marrëveshje, marrëveshje për të cilën, pranuan se nuk është e plotë, pasi nuk adreson shit-blerjen e votës, atëherë kam një pyetje: Pse e le Parlamentin zoti Basha? Pse i rreshtove njerëzit në rrugë dhe nuk e sigurove dot këtë gjë, luftën kundër shit-blerjes së votës? Bëre edhe një thirrje tjetër, se do të pranoje listat e hapura. Ky është një shans dhe një shtrirje e dorës që të reshtohen në këtë kauzë parimore.

Bëj thirrje të tjera dhe premtim pas premtimi se në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Që të ulemi dhe të reflekojmë dhe si opozitë  të rreshtrohemi në anën e duhur të historisë. Nuk mund të dalim sikur ata do na japin ne nga një copë apo votë. Unë nuk jam Edi Rama por jam Rudina Hajdari. Bashkë me ndryshimjet e sistemit hajde flasim e e bëjmë reformën zgjedhore ashtu siç u takon shqiptarëve. U la që do ecim përpara prandaj e bëj këtë thirrje. Dhe nëse ata nuk e kuptojnë këtë gjë kam frikë se do ta shkërmoqin këtë marrëveshje. Nëse vërtet kanë dëshirë të plotësojnë dëshirat shumë mirë le të vazhdojnë bashkë e ti bëjmë këto ndryshime siç na takon. Nëse duan të rrinë me Ramën sa për të zbatuar marrëveshjen është punë e tyre”, tha ndër të tjera Hajdari.

Të fundit