Flash News

KRYESORE

Hajdari kritikon propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore: Një pjesë kanë natyrë politike, t’i kishin paraqitur më parë

Hajdari kritikon propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore:

Deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari, në një deklaratë për mediat foli pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore që u zhvillua mes përfaqësuesve politikë të reformës zgjedhore bashkë me ekspertët e tyre, por edhe me ekspertë të ODIHR.

Ajo tha se propozimet për këtë reformë PD duhet t’i kishtë paraqitur më parë, pasi koha për t'i shqyrtuar nuk mjafton. Hajdari kritikoi këto propozime, për të cilat tha se një pjesë e tyre janë të një natyre politike.

Më tej ajo sqaroi se për këto propozime do të gjendet një e mesme në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Po ashtu ajio shtoi se në mbledhje nuk u dakordësua për asgjë konkrete.

Në mledhje ramë dakord për të treguar se çfarë do të bëhet në javët në vijim. U bashkuan ekspertët e huaj dhe vendas, për të gjitha fushat. Eksperti ynë do të merret me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Erdhën propozime nga opozita jashtëparlamentare dhe vijnë të një natyre politike. Ata duhet t’i kishin paraqitur më parë të tilla propozime, pasi kur vijmë këtu njihemi me ato dhe na duhet kohë që t’i lexojmë. 

Të kemi një lloj konsensusi, zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ ODIHR të jetë në përputhje dhe të jenë të aplikueshme, afatgjata dhe jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Nuk u ra dakort për asgjë sot, por pati një vullnet i mirë por kërkohet jashtëzakonisht shumë punë”, tha Rudina Hajdari.

Të fundit