Flash News

KRYESORE

Hajdari: Meta në konflikt të pastër interesi, atë e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese

Hajdari: Meta në konflikt të pastër interesi, atë e gjykon

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari akuzoi presidentin Ilir Meta se është në konflikt të pastër interesi sa i përket debatit për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve. Ajo gjithashtu deklaroi nga Kuvendi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë dekretet e presidentit, asnjë institucion tjetër nuk e ka këtë të drejtë.

“Kemi të bëjmë me një rezolutë që ngre presionin dhe shantazhin ndaj presidentit të Republikës. Duhet arsyetuar se përse u mor ky akt. Gjykimin mbi vendimin e presidentit e merr Gjykata Kushtetuese. Ne duhet të jemi shumë të qartë me qytetarët shqiptarë.

Pas firmave për shkarkim duhet komision hetimor që të hetojë përse ka bërë shkelje presidenti. Fakti që ne nuk kemi Kushtetuese është fatkeqësi e madhe. Ky është thelbi i gjithë debatit. Shqiptarët po shikojnë një tragjedi që vazhdon e na merr zvarrë të gjithëve.

Por unë kam pikëpyetjet e mia. Përse presidentit mendon së e zgjidh krizën me anulimin zgjedhjeve?

Nëse gruaja është palë e opozitës dhe kjo palë na ngritur këtë padi, a nuk është ky konflikt i pastër personal?

Metën e zgjodhët që të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike. A nuk ishte në konflikt interesi ndërsa zgjidhi gruan e tij kryetare të LSI-së? përse nuk thatë që është akt i paprecedentë.

Mazhoranca u bë palë me opozitën, bëtë marrëveshje me njëri-tjetrin të zgjatnit pushtetin tuaj. Nuk ju intereson çfarë bëhet me Shqipërinë.

Unë nuk jam eksperte kushtetute, i takon Gjykatës Kushtetuese. Unë bëj pyetjet. pra gjykata kushtetuese të verifikojë veprimin e Metës.”, tha Hajdari.

Të fundit