Flash News

KRYESORE

Hajdari në Kryeministri? Murrizi: Nuk është herezi, kanë shkuar i bardhë dhe i zi...

Hajdari në Kryeministri? Murrizi: Nuk është herezi, kanë

Deputeti i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, ka komentuar vizitën e Rudina Hajdarit në ambientet e Kryeministrisë. I pyetur nga gazetari Alfred Lela në “PolitikOn” për këtë fakt, Murrizi shprehet se nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse ka ndodhur diçka e tillë.

Referuar një foto të treguar nga gazetari Lela, Murrizi ka ironizuar pamjet, duke u shprehur se: “Unë nga pas nuk i njoh robtë, i njoh nga para... Pyet ndonjë ekspert që i dallon njerëzit nga mbrapa.”

Lela: Fotoja është e deputetes Rudina Hajdari duke hyrë në kryeministri. Është foto e ditës së martë. Dua ta siguroj që fotoja nuk ka asnjë sens pezhorativ, por dua të diskutoj marrëdhënien opozitë e re – kryeministër. Hajdari nëse na ndjek të na thotë se cila ka qenë arsye e kësaj vizite në kryeministri.

Murrizi: Unë nga pas nuk i njoh robtë, i njoh nga para. Nga pas më duket si dukesh tjetër. Ajo nuk është takuar natën, as ka ngrënë pica. Nuk është herezi që është takuar. Kanë shkuar i bardhë dhe i zi kur u dekorua Rexhep Meidani. Aty ka 3 ministri, Spiropali, Ben Ahmetaj dhe Kryeminstria. Pyet ndonjë ekspert që i dallon njerëzit nga mbrapa. Asnjë deputet nuk e ka ndaluar që të takojë dikë.

Të fundit