Flash News

KRYESORE

Hajdari në Politikon: Partia s'është dyqan! Vendimet te ne do merren në mënyrë kolegjiale, si do zgjedhim kryetarin

Hajdari në Politikon: Partia s'është dyqan! Vendimet te ne

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë një interviste me gazetarin Alfred Lela në Politikon, ka komentuar vendimin e saj më të fundit, për t’iu bashkuar Nismës Thurje për një parti të re politike dhe zërat që qarkullon për bashkimin me forca të tjera politike dhe pse nuk hapi një parti vetë.

Hajdari u shpreh se hapja e një partie politike nuk është si hapja e një dyqani, por duhet të jenë pronë publike e qytetarit dhe jo pronë private. Ajo tha se ndryshe nga partitë e tjera, platforma e tyre politike do të sjellë risi në Shqipëri, pasi nuk do të ketë kryetar, por vendimet do të merren në mënyrë kolegjiale.

Hajdari tregoi më tej se kryetari i partisë së ngritur nga Nisma Thurje do të zgjidhet ai që do të marrë më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

“Hapja e një partie, nuk është si hapja e një dyqani. Murrizi hap një parti, Patozi hap një parti, është bërë si një metodë sikur ne po shkojmë në një market edhe do shkojmë do zgjedhim nga partitë e ndryshme se çfarë ofrohet në atë market dhe në bazë të individit që e hap atë dyqan. Nuk është kështu, partitë politike nuk duhet të kenë atë lloj formati, por duhet t’i shërbejnë qytetarit shqiptar në mënyrën sesi ato shpalosen, ato duhet të jenë pronë publike e qytetarit shqiptar dhe jo pronë private e një individi. Është pikërisht kjo, ajo çfarë ne jemi munduar të shmangim në këtë platformë të re politike, pra që mos të ketë një kult individi në formën që do bëhet kjo parti. Ndoshta publiku shqiptar nuk është njohur me këtë lloj formati më përpara, është një gjë e re, është një risi, ku vendimet do merren në mënyrë kolegjiale, por ajo çfarë është e rëndësishme dhe e pakontestueshme, është që ai person me lista të hapura që do votohet më së shumti brenda kësaj platforme politike, do jetë kryetari i asaj partie. Kjo mundëson që qytetari shqiptar të zgjedhë personin që duhet të jetë në krye të asaj partie. Ai është më i votuari dhe ka tagrin dhe meritën për të përfaqësuar me dinjitet në parlamentin shqiptar këtë platformë politike, por edhe kandidatët e tjerë do jenë më të mirëpërfaqësuar sepse ky person do ketë votat më të larta nga populli shqiptar.

Në këtë nisëm të re politike, ne nuk thjesht ftojmë dikë që të punojë për një individ, pra të vijë të bashkohet me Rudina Hajdari, jo, ne pretendojmë që brenda këtij forumi politik të kemi studentë, intelektualë, arsimtarë, personazhe të ndryshme të diasporës që kanë investuar shumë për jetën e tyre dhe duan të japin një kontribut.” tha Hajdari.

Pyetjes se: “Si ndodhi afrimi me Nismën Thurje?” ligjvënësja shqiptare tha se lindi krejt natyrshëm, pasi i lidhte së bashku synimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke aplikuar një sistem me lista të hapura.

“Rrugëtimi ka qenë komplet i natyrshëm duke filluar që nga fushata e parë që u ndërmor nga Nisma Thurje që ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe gjatë kësaj rruge unë kisha marrë të njëjtën betejë në Parlament dhe duke marrë parasysh dhe rolin si bashkekryetare e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe rolin tim në Këshillin Politik. Bashkëpunimi jonë ka qenë i natyrshëm sepse kishim një pikë të përbashkët dhe besonim tek një gjë e vetme që hapja e listave do sillte një risi në Shqipëri dhe synonim dhe ja kemi arritur që në parlamentin shqiptar të kthehet sovraniteti dhe të ketë njerëz në bazë të meritokracisë.” tha Hajdari në “Politikon”.

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/764802020970718/

 

Të fundit