Flash News

KRYESORE

Hajdari për kërcënimin: Ndihem e qetë, uroj mos të kem më

Hajdari për kërcënimin: Ndihem e qetë, uroj mos të kem

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ndihet më e qetë tani që ka një truprojë. Ajo denoncoi nga foltorja e kuvendit se e kishin kërcënuar dhe kërkoi të merreshin masa. Ndërkohë që në lidhje me situatën, tha se gjithçka po shkon mirë.

“Ndihem më e qetë, por nga ana tjetër mendoj se ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni për këto kërcënime që erdhën, edhe është në të mirën e të gjithëve si edhe të deputetëve të tjerë që ne të kemi masa më të sigurta në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Ne shqiptarët njihemi pak për gjaknxehtësi, po uroj që kjo mos të ndodhte, sidomos kur jemi në një moment që nuk duhet t’i kemi këto lloj përballjesh me njëri-tjetrin, por gjithsesi është një situatë që kaloi dhe uroj që të mos kemi të tilla kërcënimesh në të ardhmen.”, deklaroi Hajdari për News 24.

Të fundit