Flash News

KRYESORE

Hajdari rrëfen detaje nga jeta në New York: Kam jetuar në një familje hebreje, si më tërhiqnin vëmendjen në kohën kur njoha tim shoq

Hajdari rrëfen detaje nga jeta në New York: Kam jetuar në

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar detaje nga jeta e saj, gjatë periudhës së qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për emisionin “N’Konak”, Hajdari tha se gjatë asaj kohe ka jetuar disa vite në një familje hebreje.

Ajo thotë se prej tyre mësoi si të menaxhojë financat por edhe rregullin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun. Madje, shpesh i tërhiqnin edhe vëmendjen kur vonohej darkave, pasi atë periudhë kishte njohur djalin, me të cilin më pas u martua.

“Kam jetuar për disa vite në një familje hebreje. Aty mësova si të menaxhoj financat, sidomos në Amerikë.

Ata më injektuan edhe një lloj rregulli, dhe një përkushtim shumë të madh për Atdheun dhe bashkëkombësit. Ata ishin shumë, shumë të rreptë, në atë periudhë nuk më pëlqente, pasi kisha njohur bashkëshortin dhe kur shkoja në kinema dhe vonoheshim, më thoshin që po u vonove edhe gjysmë ore nuk do e shohësh për një kohë shumë të gjatë atë. Amerika më ka mësuar që asgjë s’vjen pa asnjë çmim dhe duhet të luftosh. Amerika të jep mundësi pa fund por nga ana tjetër duhet të jesh i përgatitur. Realitet që nuk është i njëjtë me Shqipërinë”, tha deputetja Hajdari.

Të fundit