Flash News

KRYESORE

Hajdari takon ambasadorin e BE, dy pikat me rëndësi që u diskutuan

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, përmes një postimi në Facebook njofton se sot ka zhvilluar një takim me amabasdorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Hajdari thekson se pjesë e diskutimit mes tyre ka qenë reforma zgjedhore dhe  hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

"Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z.Luigi Soreca, ku diskutuam mbi rëndësinë e Reformës Zgjedhore në muajt në vijim, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor.

Falenderova Ambasadorin Soreca për mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik.

Gjithashtu, diskutuam edhe mbi organizimin e “Shkollës Europiane” që organizohet nga Këshilli Kombëtar I Integrimit Europian, aktivitet që cdo vit është mbështetur edhe nga Delegacioni I BE-së në Shqipëri"-shkruan Hajdari.

 

Të fundit