Flash News

KRYESORE

Hajdari tregon qëllimin kryesor të ngritjes së Këshillit Politik: Nuk ishte Reforma Zgjedhore

Hajdari tregon qëllimin kryesor të ngritjes së Këshillit

Deputetja opozitare Rudina Hajdari e ftuar në emisionin ‘Përballë’ në RTSH ka folur për qëllimin kryesor të krijimit të Këshillit Politik. Sipas Hajdarit qëllimi i këtij këshilli  nuk ishte reforma zgjedhore, por u ngrit si një mekanizëm për të futur në sistem opozitën jashtë-parlamentare.

“Këshilli Politik ishte një mekanizëm për të futur opozitën në sistem. Ishin tre pika kyçe për të cilat kishte mosmarrëveshje, Kolegji Zgjedhor, teknologjia nuk ishin as rekomandime të ODIHR. Ajo marrëveshje nuk është reformë. Në Parlament nuk do të vihet me marrëveshje. Opozita parlamentare, nëse nuk do të ketë elementë të ndryshimit të sistemit, hapje e listave, nuk do ta votojmë,” tha ndër të tjera Hajdari.

Të fundit