Flash News

KRYESORE

Hajdari: Zullumqarët po përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës

Hajdari: Zullumqarët po përgatisin shtratin për marrëveshjen

Deputetja Rudina Hajdari, në një reagim në Facebook shkruan se në përvjetorin e marrëveshjes së 17 Majit (PD dhe PS), sipas saj po përgatitet një marrëveshje e radhës.

Hajdari shkruan se kjo marrëveshje nis "që me tentativat për legjimitetin e prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje".

Reagimi i Hajdarit:

Është e paligjshme!

Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatepjetë dhe të djathten për lum asnjë nuk mund të perligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo caush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.

Zullumqaret përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa cuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.

Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëher vet nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.

Asnjë nga palet nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbengulin për jeniçere elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.

Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregon që nuk ekziston vullneti që të realizohet një proçes i rregullt zgjedhor.

Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!

U bëhet vonë për marrëveshje, për marreveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marreveshje ne kurriz te femijeve tanë qe po u vjedhin të ardhmen.

Të fundit