Flash News

KRYESORE

“Hajde Zvicër”, gazeta vendase artikull me titull shqip para ndeshjes me Suedinë

“Hajde Zvicër”, gazeta vendase artikull me titull shqip para

Sonte luan për të kualifikuar në çerekfinale kombëtarja e Zvicrës, përballë asaj të Suedisë në kampionatin botëror të futbollit ‘Rusi 2018’.

Skuadra e Zvicrës nuk ka rënë në sy vetëm për lojën emocionuese dhe fitoret e korrura deri më tani, por edhe prej lojtarëve me origjinë shqiptare, të cilët i kanë festuar golat e tyre me simbolin e shqiponjës. Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Taulant Shqirin në ndeshjen dhe fitoren ndaj Serbisë.

Ndërkohë, ditën e sotme gazeta e njohur në Zvicër “Tages Ainziger” shkruan një artikull për Kosovën, vendin prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit.

Ajo që bie në sy është fakti se titullin e kanë vënë në gjuhën shqipe: “Hajde Zvicër!”.

Sipas Balkanweb, kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.

Në këtë reportazh gjerë e gjatë shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët para kësaj ndeshje, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.

Kjo përballje do t’i japë të drejtën njërën mes Suedisë dhe Zvicrës që të sfidojnë në çerekfinale, fituesen e çiftit Angli-Kolumbi.

Të fundit