Flash News

KRYESORE

"Hajdutë të çertifikuar që flasin në 'emër' të popullit"; Vasili akuza Ramës dhe Gjiknurit, publikon videon që "s'duhet harruar kurrë nga shqiptarët"

"Hajdutë të çertifikuar që flasin në

“Hajdutet e çertifikuar të votave flasin ne "emer" te popullit!?”, kështu është shprehur nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në adresë të kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit, ndërsa rikthen edhe njëherë vëmendje përgjimet e publikuara nga Bild, ku ky i fundit figuronte i lidhur me “Dosjen 184” për krimin zgjedhor në Dibër.

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit”, deklaron Vasili, teksa ripublikon videon të ciësn-sipas tij- “shqiptarët nuk do ta harrojnë”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Hajdutet e votave flasin ne "emer" te popullit !?(VIDEO).

Rama dhe Gjiknuri, hajdute te çertifikuar te votave te popullit me krimin e organizuar, kane surrat dhe flasin gjoja ne emer te tij.

Ndryshimi i njeanshem i Kushtetutes nga Rama eshte vetem ne emer te krimit dhe kunder popullit.

Opozita kerkon Listat e hapura 100% ne emer te popullit.

Koalicionin e shqiptareve kunder Edi Rames nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush.

Rama ne shtërzimet e humbjes po sillet peshtirshëm si zvarranik politik.

Shiheni VIDEON se si hajdutet rilindas te votave, te njohur boterisht, i vene vulen vjedhjes se votes me krimin ne Diber.

Kujtojeni kete VIDEO sa here qe keta hajdute do te guxojne te flasin per reformen zgjedhore dhe perbuzini dhe poshteroini pa meshire ata dhe zorrat qorre përqark tyre.

Kjo VIDEO eshte bere publike nga Gazeta gjermane BILD dhe njihet ane e mbane botes.

Shqiptareve nuk u lejohet ta harrojne.

Të fundit