Flash News

KRYESORE

“Hajdutët mund të plaçkisin shtëpinë tuaj gjatë pushimeve”, deputeti demokrat ironizon Xhafajn: Bëni siç ju thonë!

Ministria e Brendshme ditën e sotme lajmëroi qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë pushimeve pasi hajdutët mund tu grabisin banesat.  Për këtë arsye, publikoi disa këshilla për qytetarët.

“Hajdutët mund të shfrytëzojnë mungesën Tuaj gjatë pushimeve, për plaçkitje e vjedhje në banesa.

Risjellim në kujtesë disa këshilla të thjeshta për t’u siguruar se nuk do të përballeni me surpriza të pakëndshme kur të ktheheni në shtëpi.

A jeni kthyer në shtëpi? Mos hezitoni të raportoni veprime apo sjelle të dyshimta në zonën ku banoni, përmes numrit 112”, shkruhej në faqen e Ministrisë së Brendshme.

Mirëpo, deputeti demokrat Gent Strazimiri ironizon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në Facebook, Strazimiri shkruan, “Këtë radhë bëni siç ju thonë, se këta çoç dijnë nga kjo puna e vjedhjes..”.

Të fundit