Flash News

KRYESORE

Hajdutët, nga jugu në veri, vjedhin miliona, i moshuari e qëllon me automatik në Bulqizë

Hajdutët, nga jugu në veri, vjedhin miliona, i moshuari e qëllon

Krimi i rrugës po bën kërdinë në gjithë vendin. Hajdutët janë shtuar nga jugu në veri, nga kryeqyteti në fshat. Dsia raste janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit. Kështu një ngjarja e cila mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Viçisht në Bulqizë, ku një person i paidentifikuar po tentonte të vidhet një banesë, madje duke ushtruar edhe dhunë ndaj dy të moshuarve burrë dhe grua që ndodheshin në shtëpi. Policia sqaron se hajduti kishte hyrë në banesën e shtetasit I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur  sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij shtetases N.Xh,70 vjeçe,  ku më pas dyshohet se ka vjedhur një aparat celular.

“Ndodhur në këto kushte shtetasi I.Xh, ka përdorur armën e zjarrit tip automatik ku ka qëlluar në drejtim të autorit por pa  pasoja”, sqaron më tej policia. Në vendin e ngjarjes janë  sekuestuar gëzhoja dhe arma e zjarrit tip automatik të cilën shtetasi I.Xh, e dispononte pa leje.  Shtetasi I.Xh, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes . Ndërkohë pecialistët për Hetimin e Krimit po vijojnë veprimet për veprën penale “Armbajtje pa leje” për shtetasin I.Xh.

Po ashtu në Ksamil, hajdutët hyjnë në banesë, vjedhin 35 mln lekë dhe 3 mijë euro . Policia thotë se “mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, në Ksamil shtetasi Sh.M, ka telefonuar Policinë se i është vjedhur banesa. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Sh.M janë vjedhur një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja, 3000 Euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme”.

Blutë sqarojnë se në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

 

Të fundit