Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Haki Çako mbledh drejtorët e Policisë së Shtetit: Hetim dhe sekuestro pasurive kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim pune me Drejtorët Qendrorë dhe Vendorë të Policisë dhe me Drejtorët Rajonalë të Kufirit dhe Migracionit, për t’u përcjellë detyrat e lëna nga Kryeministri, gjatë takimit të zhvilluar me Task – Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike.
Çako vlerësoi gjithë strukturat e policisë në qendër e në qarqe, për punën e jashtëzakonshme të bërë deri tani, për përmbushjen e plotë të prioritetit kombëtar, dhe u kërkoi atyre që kjo punë të mos ndërpritet, por të vijohet me të njëjtin intensitet dhe përkushtim, pavarësisht se tashmë ka edhe prioritete të tjera po kaq të rëndësishme sa ky që po përmbushet me sukses.
Çako theksoi se detyra kryesore që ka Policia në këtë fazë është, hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj.
Çako shtoi se, për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që pranë çdo drejtorie vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, ALUIZN-in, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave.
“Së dyti, në çdo qark të evidentohen, kontrollohen dhe të goditen të gjithë personat me precedentë kriminalë, elementët shqetësues të rendit dhe sigurisë publike, të cilët me veprimet e tyre cënojnë rendin publik, duke krijuar një impakt negativ në qarkullimin rrugor, mjediset publike, në shkolla e universitete. Të evidentohen dhe të ndëshkohen elementët të cilët ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek zyrtarët dhe nëpunësit publikë. Kërkimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, të cilët i shmangen Policisë dhe drejtësisë”, tha Çako.
Së treti, nënvizoi Çako, “dhuna në familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, dukeevidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë”.
“Së katërti, goditja e fenomenit të paligjshmërisë, si në ndërtimet pa leje, prerjen e paligjshme të pyjeve, shkatërrimin e pyjeve me zjarr, si dhe të vjedhjes së energjisë elektike”, theksoi Çako.
Çako gjithashtu kërkoi angazhimin maksimal për tre çështje, displina në punë, integriteti i punonjësve të policisë, identifikimi dhe goditja e të inkriminuarve brenda radhëve tona.
“Që të treja këto janë kusht thelbësor për të fituar besimin dhe bashkëpunimin me komunitetin. Është një barrikadë në mes, në njërën anë Policia në anën tjetër krimi. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë cilin krah do mbajë, ose me Policinë ose me krimin. Me të dy krahët nuk do mund dot më askush të vazhdojë më tej. Në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, SHISH-in, Prokurorinë, me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe me ndihmën e vyer të partnerëve, edhe në Policinë e Shtetit do të ketë dhe do të ndodhë me patjetër “Vettingu”. Ndaj secili prej jush të bëjë analizat e duhura, të identifikojë dhe ndëshkojë cilindo punonjës policie që nuk është në anën e ligjit, por bashkëpunon e ndihmon trafikantët”, tha Çako.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38