Flash News

KRYESORE

‘Hakmarrja’ e Arta Markut me prokurorin e Tahirit, fillimisht e shkarkoi, tani e transferon; lëvizja pas letër porosisë të ardhur nga Mali i Zi

‘Hakmarrja’ e Arta Markut me prokurorin e Tahirit, fillimisht e

Lëvizja e sotme e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, duket se ka ‘vulosur’ edhe fatin e asaj që njihet ‘Dosja Tahiri’. Por lëvizja e sotme e Markut, për të transferuar në prokurorinë e Pogradecit prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili po heton çështjen Tahiri, nuk është një rrufe në qiell të hapur.

Në kohën që Arta Marku mori postin e Prokurores së Përgjithshme, Besim Hajdarmataj, drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht, Marku e priti në një takim Hajdarmatajn duke i siguruar atij mbështetje.

Por pa kaluar shumë javë, Marku firmosi shkarkimin e Hajdarmatajt nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në vend të tij, u emërua Donika Prela.

Sot, kryeprokuroria mori një tjetër vendim, transferimin e prokurorit Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.

Vendimi për transferimin e tij, vjen në një kohë kur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbërriti letër porosia nga Mali i Zi sa i takon një udhëtimi me jaht që ish-ministri Saimir Tahiri ka zhvilluar nga brigjet malazeze në drejtim të Italisë.

Të fundit