Flash News

KRYESORE

‘Hakmarrja’ e Ben Blushit, kush janë ministrat dhe deputetët e PS-së që janë sulmuar më shumë nga Top Channel

‘Hakmarrja’ e Ben Blushit, kush janë ministrat dhe

Në kohën kur ishte deputet i Partisë Socialiste, Ben Blushi, u përfshi në një valë përplasjesh me Edi Ramën por edhe me deputetët socialistë të cilët u rreshtuan në mbrojtje të kryetarit. Pas largimit nga politika dhe rikthimit në media duket se Blushi ka nisur ‘hakmarrjen’ e tij ndaj ish-kolegëve.

Krahas kryeministrit Rama, në qendër të kronikave të transmetuara nga Top Channel, drejtori i të cilit është Ben Blushi, kanë qenë edhe disa nga ministrat dhe deputetët e PS-së.

Kështu, prej më shumë se dy javësh, Top Channel ka publikuar kronika nga zona e Divjakës duke trajtuar problematika të zonës dhe shqetësime të banorëve, përtej propagandës së qeverisë. Kronikat e publikuara nga TCH kanë qenë shkak edhe i reagimit, pak kohë më parë, të Erion Braçes, deputet i mazhorancës në këtë zonë.

‘Fatmiri dhe Fatkeqi’, ishte titulli i një kronike të publikuar të premten në Top Channel ku në qendër të kritikave ishte ministri i Brendshëm. Po kështu, gjatë këtyre javëve, shëndetësia ka qenë në fokus të medias më të madhe të vend, pas hartimit dhe miratimit të listës së barnave të rimbursueshme. Këta të emra të mazhorancës kanë qenë më në fokus të kronikave gjatë kësaj jave ndërkohë që pjesa tjetër kanë qenë më të ‘përkëdhelur’.

Të fundit